Gjurmët Historike

Nga antikiteti i Bellopoles deri te Strimnica e sotme

Misteri i Emrit dhe Tërmçishti

Ne shkrimet e deritanishme nuk ka te dhena se strimnica me kete emer eshte permendur ne ndonje dokument historik. Kjo nuk do te thote se ky fshat nuk ka ekzistuar ne kohet me te hershme por nuk ka te dhena per emrin e tij, as bile ne dokumentet te pereandorise osmane.

Gjurmë të vjetra nga fshati
Pamje nga lart
Ne nje dokument turk permendet nje fshat me emrin Tërmçisht qe duhet te kete qene e vendosur ne sinorin e strimnices se sotme. Ky fshat mund te jete quajtur ashtu ne ate kohe, por ka mundesi te kete pasur edhe nje emer tjeter a te jete shenuar gabimisht nga personi zyrtar i asaj kohe. Edhe pse toponimet Tërmçisht - Strimnicë kane nje lloj gjajshmerie tingullore, prapeseprap nuk mund te deshmohet se toponimi i dyte ka nje lidhje zanafille me te parin dhe se behet fjale per vendbanimet e njejte.

Gojëdhëna: "Strem + Nisa"

Sipas gojedhenave qe ruhet sot e kesaj dite e Strimnices, toponimi Strimnicë ka mbetur nga fjalia Strem + Nisa.

Foto e vjeter e fshatit

Vesel Mata

Zanafilla e emrit sipas gojëdhënave popullore.

Vesel Mata, njeri nder banoret e pare te fshatit kur eshte vendosur ketu, i eshte rrekur punes bashke me pese djemt e tij qe te mbjelle hardhi rrushi, prandaj ka bere ( Strem ).

Vjetërsia dhe Bellopolja

Vjetërsia e vendbanimeve

Strimnica hyn ne grupin e fshatrave relativisht te moçëm te fushegropes se Pollogut, te cilat per nga vjetersia, u perkasin periudhave te ndryshme kohore. Disa prej tyre permenden qysh para e.r., disa jane mbeturina te vendbanimeve te vjetra romake, kurse disa te tjera zanafillen e kane ne mesjete.

Eshte fshat me i ri se Zhelina, ne terthoret e te cilit permendet se ka ekzistuar nje vendbanim qysh ne kohen e re te gurit, 6000-4000 vjet para ne vendin e quajtur sot Bellopole, ne anen e djathte te rrjedhes se Vardarit, afer 500 m, ne veriperendim te pozites se tanishme te fshatit.

📖

Informacionet për trungun familjar dhe për historikun janë marrur nga libri "STRIMNICA" nga i ndjeri Nexhbedin Abdiu.